Greva e punonjësve shëndetësorë, FSSHK: Mesazhi i fundit për qeverinë, të ulemi dhe të bisedojmë për Ligjin e Pagave

25.11.2021

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), Blerim Syla ka thënë se greva është respektuar në të gjitha nivelet e shëndetësisë, ndërsa janë trajtuar rastet emergjente. “Të gjitha nivelet i janë përgjigjur grevës dhe kjo tregon unitet për kërkesat tona legjitime… Nuk kemi pas incidente, ndërsa janë trajtuar rastet emergjente dhe nuk […]

Greva e punonjësve shëndetësorë, FSSHK: Mesazhi i fundit për qeverinë, të ulemi dhe të bisedojmë për Ligjin e Pagave Foto: Ilustrim

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), Blerim Syla ka thënë se greva është respektuar në të gjitha nivelet e shëndetësisë, ndërsa janë trajtuar rastet emergjente.

“Të gjitha nivelet i janë përgjigjur grevës dhe kjo tregon unitet për kërkesat tona legjitime… Nuk kemi pas incidente, ndërsa janë trajtuar rastet emergjente dhe nuk është lënë pas dore asnjë rast emergjent”, tha ai.

“Neve edhe njëherë po i dërgojmë një mesazh kryeministrit Kurti që sot nga ora 15:00 të mendoj prapë, ne jemi këtu çdo ditë që të na ftojë për një takim për Ligjin e Pagave”, tha ai.

Po ashtu, ai ka shtuar se kanë mbështetje nga sindikatat e tjera në Kosovë, si dhe kanë marrë mbështetje edhe nga Federata sindikale e punëtorëve shëndetësorë të Finlandës, Komitetit ekzekutiv i sindikatave publike, gjë që ka dërguar notë protestë për Qeverinë e Kosovës.

“Për ne si Sindikata kjo është e mirë por jo edhe për shtetin, mesazhi i fundit për qeverinë Kurti që të ulemi dhe të bisedojmë. Mos të na detyrojnë të bëjmë veprime që nuk i dëshirojmë. Por nëse ju keni vendos të ketë trazira sociale është çështje e juaja… ne do ta ruajmë shtetin e Kosovës që është ndërtuar me mund e gjak.. nuk ka politikë këtu…nëse kemi politikë brenda nuk mundet me pas politikë jashtë”, tha Syla.