Greva e mësimdhënësve pritet të vazhdojë edhe në javën e ardhshme

19.01.2019

Greva e mësimdhënësve e nisur nga dita e hënë e kësaj jave, pritet të vazhdojë edhe në javën e ardhshme. Kjo pasi që Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ende nuk ka arritur një marrëveshje me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit Shkencës e Kulturës (SBASHK), rreth kërkesave të tyre për rritje të pagave. Lajmin e […]

Greva e mësimdhënësve pritet të vazhdojë edhe në javën e ardhshme Foto: Ilustrim

Greva e mësimdhënësve e nisur nga dita e hënë e kësaj jave, pritet të vazhdojë edhe në javën e ardhshme.

Kjo pasi që Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ende nuk ka arritur një marrëveshje me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit Shkencës e Kulturës (SBASHK), rreth kërkesave të tyre për rritje të pagave.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” Valim Gashi, zëdhënës i MASHT-it. Megjithatë, ai thotë se po bëjnë përpjekje në çdo kohë për të gjetur një zgjidhje për të dalur nga kjo situatë.

“Ende nuk ka diçka konkrete, por ne jemi duke u angazhuar në çdo moment për ta ndalur grevën dhe për të filluar procesin mësimor”, tha Gashi për “Gazeta Blic”.

Në anën tjetër kryetari i SBASHK-ut ka thënë se greva në arsim do të vazhdojë derisa të realizohen kërkesat e arsimtarëve.