Greva 1 orëshe në aeroport, shtyhen disa fluturime

13.02.2019

Shoqata Sindikale e kontrollerëve të trafikut ajror, ka mbajtur sot grevë një orëshe, prej orës 08:00 deri në ora 09:00. Greva vjen si pasojë e pakënaqësive të përfshirjes së këtij institucioni në  Ligjin për Pagat,  të miratuar nga Kuvendi i Kosovës. SINKON, ka thënë se greva e tyre do të sjellë probleme të mëdha në […]

Greva 1 orëshe në aeroport, shtyhen disa fluturime Foto: Ilustrim

Shoqata Sindikale e kontrollerëve të trafikut ajror, ka mbajtur sot grevë një orëshe, prej orës 08:00 deri në ora 09:00.

Greva vjen si pasojë e pakënaqësive të përfshirjes së këtij institucioni në  Ligjin për Pagat,  të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

SINKON, ka thënë se greva e tyre do të sjellë probleme të mëdha në trafikun ajror.

Gjithashtu, ky institucion ka paralajmëruar se nëse Institucionet e Kosovës nuk reagojnë pas kësaj greve, situata do të përshkallëzohet.

Kështu sipas paralajmërimit të shoqatës disa fluturime janë shtyrë për disa minuta dhe disa për orë. Turkish Airlines fluturimin e paraparë të realizohet në ora 9:10 e ka shtyrë në ora 10:15. Gjithashtu është shtyrë fluturimi i Swiss nga Prishtina për në Gjenevë për 20 minuta, nga ora 9:20 në ora 9:40.