Grenell pas takimit me Kurtin: Hiqeni taksën 100 për qind, punoni drejt zhvillimit ekonomik

23.01.2020

Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, sot është takuar me kreun e LVV-së, Albin Kurtin dhe atë të LDK-së, Isa Msuatafa. I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, po qëndron në Prishtinë. Grenell pas takimit me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje njëherish edhe mandatarin për formimin e Qeverisë, […]

Grenell pas takimit me Kurtin: Hiqeni taksën 100 për qind, punoni drejt zhvillimit ekonomik Foto: Getty Images/AFP/O.Andersen

Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, sot është takuar me kreun e LVV-së, Albin Kurtin dhe atë të LDK-së, Isa Msuatafa.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, po qëndron në Prishtinë.

Grenell pas takimit me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje njëherish edhe mandatarin për formimin e Qeverisë, Albin Kurti ka thënë se për të pasur zhvillim ekonomik atëherë duhet të hiqet taksa 100 për qind.

Po ashtu ambasadori amerikan, Grenell ka theksuar se është i interesuar për hapjen e vendeve të punës.

“Të mos kemi vetëm luftë politike, por edhe ekonomike. Jam duke tentuar të injoroj këtë luftë polikë dhe të koncentrohem në zhvillimin e ekonomisë, dhe për këtë i thashë zotëri Krutit dhe do tu them të gjithë politikanëve që i takojë këtu se nëse duam zhvillim ekonomik taksa 100 për qind duhet të hiqet”, ka shtuar ai.