Grabitjet po ndodhin gjatë ndërrimit të ekipeve policore

19.11.2021

Gjithashtu, gjatë mbrëmjes së djeshme në Suharekë është tentuar një grabitje në një shtëpi të mërgimtarit, por sapo policia e pranoj këtë informacion, kishte reaguar menjëherë dhe zyrtarë profesional të policisë, duke e kontrolluar dhe monitoruar situatën, kishin arritur ta arrestonin në flagrancë të dyshuarin i cili ishte fshehur në tavanin e shtëpisë të cilin tentonte […]

Grabitjet po ndodhin gjatë ndërrimit të ekipeve policore Foto: Ilustrim

Gjithashtu, gjatë mbrëmjes së djeshme në Suharekë është tentuar një grabitje në një shtëpi të mërgimtarit, por sapo policia e pranoj këtë informacion, kishte reaguar menjëherë dhe zyrtarë profesional të policisë, duke e kontrolluar dhe monitoruar situatën, kishin arritur ta arrestonin në flagrancë të dyshuarin i cili ishte fshehur në tavanin e shtëpisë të cilin tentonte ta kryente vjedhjen.

I dyshimti J.B i lindur në vitin 1994, është intervistuar dhe ndaj tij është ngritur kallëzim për veprën penale vjedhje e rëndë në tentativë.

Ndërkaq, ish-hetuesi i policisë, Halit Shaljani ka folur për grabitjes dhe mënyrat më të mira për parandalimin e tyre.

Shaljani ka thënë se gjatë kohës së ndërrimit të orarit të policisë në shumicën e rasteve po bëhen grabitjet.

Po ashtu, ai tha se kryerësit e këtyre veprave marrin edhe informata për ndërrimin e ekipeve policore.

“Zakonisht kryerësit e këtyre veprave marrin informata edhe për ndërrimin e ekipeve policore, gjë që e bën më të lehtë kryerjen e këtyre veprave”, u shpreh ai.

Shaljani ka shtuar se do të ishte më mirë që orari i transportit të parave të ndryshohet dhe kjo do të ishte më mirë për parandalimin e grabitjeve.

“Policia punon në ndërrimet të caktuara të cilat janë ndërrime në bazë të orarit që ata janë të angazhuar, por më mirë është që të bëhet ndryshimi i orarit të transportit të parave”, tha ish-hetuesi i policisë.

Gjithashtu, ai ka shtuar se është vështirë t’u bihet në gjurmë planifikimeve të grabitësve.