Pija energjike prodhim i Suharekës, ‘Golden Eagle’, ka ‘pushtuar’ pothuajse gjysmën e tregut botëror.

Kjo pije e cila pa dyshim që është tejet e dëshiruar nga qytetarët, shihet prezent edhe në një nga supermarketët me të fuqishme në tregun gjerman ‘Rewe”, ku paleta të shumta me pijen ‘Made In Kosova’ e cila prodhohet në Suharekë janë të prezantuara në brendësi të këtij supermarketi, me një cilësi dhe kualitet të lartë.

Prezenca e ‘Golden Eagle’ në tregun gjerman është lajm i mirë edhe për diasporën kosovare të cilët jetojnë në masë të madhe në Gjermani, e ku kanë mundësi që ti dhënë energji dhe relax  ditë se tyre me pijen që prodhohet në vendlindjen nga ata vine, Kosova.

Ndryshe,  suksesi i pijes energjike ‘Golden Eagle’  nuk kufizohet vetëm brenda territorit të Kosovës, këtë më së miri e tregon lista e vendeve të botës ku ajo eksporton, duke përfshirë tre kontinente, Evropë, Afrikë e Amerikë.