Gjykata Speciale ia shtyn paraburgimin për një muaj ish-ushtarit të UÇK-së

10.09.2021

Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin ish-ushtarit të UÇK-së, Pjetër Shala. Vendimi është marrë nga gjykatësi francez i procedurës paraprake, Nicollas Guillou. Me këtë rast, gjykatësi ka urdhëruar mbrojtjen që parashtresat e radhës mbi rishikimin e paraburgimit t’i dërgojë jo më vonë se më 13 tetor. Ky vendim është ndërmarrë të premten. Më 14 shtator […]

Gjykata Speciale ia shtyn paraburgimin për një muaj ish-ushtarit të UÇK-së Foto: Ilustrim

Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin ish-ushtarit të UÇK-së, Pjetër Shala.

Vendimi është marrë nga gjykatësi francez i procedurës paraprake, Nicollas Guillou.

Me këtë rast, gjykatësi ka urdhëruar mbrojtjen që parashtresat e radhës mbi rishikimin e paraburgimit t’i dërgojë jo më vonë se më 13 tetor.

Ky vendim është ndërmarrë të premten.

Më 14 shtator pritet të mbahet konferencë nga Gjykata Speciale për ecurinë e rastit të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve.