Gjykata Speciale vazhdon intervistimet

03.02.2019

Gjykata Speciale është ende në proces dhe se do të vazhdohet edhe më tutje për intervistimin e të dyshuarve, viktimave dhe dëshmitarëve duke u lidhur me krimet që ndodhën gjatë viteteve 1998 dhe vitit 2000, këtë njoftim e bëri të ditur për FaktePlus, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) të Gjykatës Speciale me seli në […]

Gjykata Speciale vazhdon intervistimet Foto: Ilustrim

Gjykata Speciale është ende në proces dhe se do të vazhdohet edhe më tutje për intervistimin e të dyshuarve, viktimave dhe dëshmitarëve duke u lidhur me krimet që ndodhën gjatë viteteve 1998 dhe vitit 2000, këtë njoftim e bëri të ditur për FaktePlus, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) të Gjykatës Speciale me seli në Hagë.

Që nga funksionimi i kësaj gjykate janë ftuar disa pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ku nga prokurorët e Dhomave të Specializuara kanë intervistuar dy ish-komandantë të zonave operative të Llapit dhe Drenicës, si: Rrustem Mustafa “Remi” dhe Sami Lushtaku, të cilët u intervistuan në Hagë, ku së fundmi Gjykata Speciale i lëshoji urdhër-arrest ndërkombëtarë, ish-komandantit Remzi Shalës “Molla e Kuqe”.

Christopher Bennett, zëdhënësi i ZPP-së nuk ka dhënë ndonjë informacion se kur do të lëshohen aktakuzat e reja për intervistim, por bëri të ditur se Gjykata Speciale nuk do të ndalet së intervistuari.

Christopher Bennet gjatë intervistës për FaktePlus ka thënë se: “Prokuroria Speciale ka autoritetin të kërkojë prezencën dhe marrjen në pyetje të të dyshuarve, viktimave dhe dëshmitarëve. Të mbledhë dhe të shqyrtojë informacionet dhe provat. Të marrë vendime për fillimin si dhe vazhdimin ose përfundimin e procedimeve penale. Dhe ky do të jetë një proces që ende do të vazhdojë”.