Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Veselit, Krasniqit dhe Selimit
Këto vendime janë publikuar më 1 dhjetor në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Në vendimin me të cilin iu vazhdua paraburgimi Kadri Veselit thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake konkludon se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që Veseli do të arratiset, do të pengojë mbarëvajtjen e procedurës së Dhomave të Specializuara, […]
Këto vendime janë publikuar më 1 dhjetor në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Në vendimin me të cilin iu vazhdua paraburgimi Kadri Veselit thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake konkludon se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që Veseli do të arratiset, do të pengojë mbarëvajtjen e procedurës së Dhomave të Specializuara, ose do të kryejë krime të mëtejshme kundër atyre që përceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova në këtë rast dhe/ ose do të paraqiten në Dhomat e Specializuara.
Tutje aty thuhet se ndërkohë që rreziku i mesazheve dhe udhëzimeve të paligjshme nuk mund të eliminohet plotësisht, masat e vendosura në Institucionet e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara, të parë në tërësi, ofrojnë garanci të forta kundër vizitave dhe komunikimeve të pamonitoruara me anëtarët e familjes dhe vizitorët e para-miratuar me qëllim për të minimizuar rreziqet e pengimit dhe kryerjes së krimeve të mëtejshme.
Në vendim theksohet se sipas mendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, Policia e Kosovës nuk ka ofruar garanci që vërtetojnë se ka kapacitet për të zbatuar masat përkatëse që minimizojnë mjaftueshëm rreziqet ekzistuese.
Dokumentin e plotë të publikuar më datë 1 dhjetor mund ta gjeni KËTU