Gjykata Speciale për herë të parë respekton Ditën e Pavarësisë së Kosovës

04.12.2023

Kryetari i Trupit Gjykues në çështjen “Thaçi dhe të tjerët”, Charles Smith, sot në nisje të seancës gjyqësore, ka njoftuar se të hënën e 19 shkurtit 2024 nuk do të mbahet seanca. Seanca ishte e planifikuar dhe e vënë tashmë në kalendarin zyrtar të seancave, por është anuluar për shkak të festës së Pavarësisë së […]

Gjykata Speciale për herë të parë respekton Ditën e Pavarësisë së Kosovës Foto: Ilustrim

Kryetari i Trupit Gjykues në çështjen “Thaçi dhe të tjerët”, Charles Smith, sot në nisje të seancës gjyqësore, ka njoftuar se të hënën e 19 shkurtit 2024 nuk do të mbahet seanca.

Seanca ishte e planifikuar dhe e vënë tashmë në kalendarin zyrtar të seancave, por është anuluar për shkak të festës së Pavarësisë së Kosovës, e cila i bie të shtunën, dhe festohet zyrtarisht me pushim në institucionet shtetërore të hënën.

Ndryshe, një gjë e tillë në Gjykatën Speciale në Hagë po ndodh për herë të parë, pasi në të gjitha rastet e mëparshme janë mbajtur seanca edhe më 17 shkurt.