Gjykata Speciale nuk e konfirmon lirimin e Gucatit: Nëse merret vendimi, e bëjmë publik

13.10.2023

Ushtruesi i detyrës të kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se Gjykata Speciale e ka liruar nga burgu, Hysni Gucatin. Në lidhje me këtë, Klankosova.tv ka dërguar pyetje te Dhomat e Specializuara në Hagë për ta konfirmuar një gjë të tillë. Megjithatë, në përgjigje është thënë se një vendim i tillë do të […]

Gjykata Speciale nuk e konfirmon lirimin e Gucatit: Nëse merret vendimi, e bëjmë publik Foto: Ilustrim

Ushtruesi i detyrës të kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se Gjykata Speciale e ka liruar nga burgu, Hysni Gucatin.

Në lidhje me këtë, Klankosova.tv ka dërguar pyetje te Dhomat e Specializuara në Hagë për ta konfirmuar një gjë të tillë.

Megjithatë, në përgjigje është thënë se një vendim i tillë do të bëhet publik në faqen e internetit të Dhomave të Specializuara.

“Nëse dhe kur nxirret një vendim publik për këtë çështje, ai do të jetë i disponueshëm në faqen e internetit të Dhomave të Specializuara”, ka thënë një zëdhënës i Dhomave të Specializuara për Klankosova.tv.