Gjykata Speciale nuk bënë dallime gjinore, tani fton një femër!

10.01.2019

Gjykata Speciale po vazhdon të dërgojë ftesa për ish-ushtarët e UÇK’së. Deri tash ftesa për tu nisur për Hagë u ka shkuar disa komandantëve e ushtarëve të UÇK’së. Një ftesë të tillë e ka marr edhe një femër. Ish-ushtarja e UÇK’së, Raimonda Rreci, ka treguar se ka marrë ftesë nga Haga shkruan Zëri. “Njoftim Me […]

Gjykata Speciale nuk bënë dallime gjinore, tani fton një femër! Foto: Ilustrim

Gjykata Speciale po vazhdon të dërgojë ftesa për ish-ushtarët e UÇK’së. Deri tash ftesa për tu nisur për Hagë u ka shkuar disa komandantëve e ushtarëve të UÇK’së.

Një ftesë të tillë e ka marr edhe një femër. Ish-ushtarja e UÇK’së, Raimonda Rreci, ka treguar se ka marrë ftesë nga Haga shkruan Zëri.

“Njoftim Me siguri e keni kuptuar ne baze te reagimeve te mija megjithatë le te mbetet si njoftim ky shkrim. Qe nga fillimi i muajit Dhjetor edhe emri ime është i bashkangjitur ne listat e te ftuarve ne Gjykaten Specjale te Hages”, ka shkuar ajo në Facebook.

Deri tash janë konfirmuar ftesat për intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në kuadër të Gjykatës Speciale, për disa ish-komandantë dhe pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përfshirë: Rrustem Mustafën, Sami Lushtakun, Sokol Dobrunën, Nazif Mehmetin, Remzi Shalën, Safet Sylën, Sylejman Selimin, etj.

Selimi do të intervistohet për krime lufte nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, për veprimtarinë e tij sa ishte figura kryesore në hierarkinë e kësaj lëvizjeje ushtarake për çlirimin e Kosovës, e krijuar në vitet ’90.