Gjykata Speciale ngritë aktakuzë ndaj Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit

19.11.2020

Avokati i krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomë Gashi, ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar aktakuzë ndaj Hysni Gucatit, kryetar i OVL të UÇK-së dhe Nasim Haradinaj, nënkryetar i OVL UÇK-së. “Prokuroria Speciale në Hagë ka akuzuar të njëjtit sipas tyre për pengim të […]

Gjykata Speciale ngritë aktakuzë ndaj Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit Foto: Ilustrim

Avokati i krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomë Gashi, ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar aktakuzë ndaj Hysni Gucatit, kryetar i OVL të UÇK-së dhe Nasim Haradinaj, nënkryetar i OVL UÇK-së.

“Prokuroria Speciale në Hagë ka akuzuar të njëjtit sipas tyre për pengim të drejtësisë e që ka të bëjë me publikimin e dosjeve të cilat persona të panjohur i kanë sjell në zyrat qendrore të OVL të UÇK -së”.

“Tani lënda është tek Gjyqtari i Procedurës Paraprake i cili do ta hedhë aktakuzën apo do ta vërtetojë”, ka shkruar Gashi në rrjetin social Facebook.

Ndryshe Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Për të dyshuarit është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës, sikurse përfshihen në nenin 15(2) të Ligjit nr. 05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.