Kryetari i OVL-së Gjykata Speciale i fton edhe dy ish-ushtarë të UÇK-së

Gjykata Speciale me seli në Hagë i ka ftuar edhe dy ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, përmes një njoftimi në Facebook.

Të ftuarit e radhës janë Abedin Daka (vëlla i dëshmorit Mirush Daka) nga fshati Cerovik i komunës së Klinës dhe Sherif Tahiri nga fshati Tërdevc i komunës së Drenasit, të dy këta pjesëtarë të UÇK-së nga Zona Operative e Drenicës.

Kujtojmë se ftesë mori edhe ish-ushtari i UÇK-së nga Korisha e Prizrenit, Ramiz Kukaj.

Kjo u bë e ditur nga familjarët e Kukajt në rrjetin social Facebook, ndërsa i njëjti do të paraqitet dhe do të intervistohet më 5 shkurt në Prishtinë.

LEXO EDHE:  Mjeku kosovar në Gjermani shpjegon pse dallojnë testet në Kosovë dhe atyre në shtete tjera

Ndryshe, deri më tani, janë rreth 250 persona të cilët janë ftuar nga dhomat e specializuara për t’u intervistuar në Hagë.