Gjykata Speciale fton edhe një ish-ushtar të UÇK-së

15.11.2019

Gjykata Speciale ditëve të fundit ka shpeshtuar ftesat për intervistim për ish-ushtarët dhe ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Një të tillë e ka pranuar edhe një ish-ushtar i UÇK-së, Sejdi Berisha. Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i Organizatës të Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL), Hysni Gucati. ”Tash u njoftova se ka […]

Gjykata Speciale fton edhe një ish-ushtar të UÇK-së Foto: Ilustrim

Gjykata Speciale ditëve të fundit ka shpeshtuar ftesat për intervistim për ish-ushtarët dhe ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Një të tillë e ka pranuar edhe një ish-ushtar i UÇK-së, Sejdi Berisha.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i Organizatës të Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL), Hysni Gucati.

”Tash u njoftova se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, veterani Sejdi Berisha, nga Kijeva e Malishevës, pjesëtar i Brigadës 122, ZO e Pashtrikut”, njofton Gucati.