Gjykata Speciale ditëve të fundit ka shpeshtuar ftesat për intervistim për ish-ushtarët dhe ish-komandatët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ndërsa sot nga kjo gjykatë ka marrur ftesë edhe Shefqet Buçaj i cili ishte ushtar i UÇK-së nga Zona e Pashtrikut.

Këtë ftesë e ka bërë të ditur Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL), Hysni Gucati, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se dje ftesa kanë marrur edhe dy ish-ushtar të UÇK-së, duke përfshirë edhe deputetin e ardhshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimin.

Postimi i plotë i Hysni Gucatit në Facebook:

Tash u njoftova se sot ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale Shefqet Buçaj, nga Zona e Pashtrikut.
Edhe ky, si gjithë të tjerët, do të dalin fitimtarë.