Kryetari i Drenasit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ramiz Lladrovci ka konfirmuar se është ftuar nga Gjykata Speciale.
Ai këtë e ka bërë publike edhe në profilin e tij në Facebook duke thënë se është i ftuar në cilësinë e dëshmitarit.
“Valës së ftesave, nga Dhomat e specializuara, iu bashkova edhe unë, në cilësi të dëshmitarit. Nuk kam informata as dijeni më shumë seç shkruan në ftesë. Data e dhënies së dëshmisë është më 19 dhjetor 2019″.
Po ashtu Lladrovci tha se kurr në jetë, as kam pasur hamendje as kam dilemë për drejtësinë e luftës sonë çlirimtare, rrugën e ndjekur deri në çlirim dhe për pastërtinë e saj shembullore.
“Përjetësisht krenar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, shkruan Lladrovci në Facebook.