08.11.2019, 17:13

Gjykata Speciale fton edhe ish-komandantin e UÇK-së dhe TMK-së

Ish-komandanti i UÇK-së dhe Zonës së Dytë të TMK-së në Prizren Selim Krasniqi ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

“Mu komunikua gojarisht ftesa për në Hagë, por unë personalisht kërkova që çdo veprim të jetë zyrtar e në rrugë ligjore”, tregon Krasniqi.

“Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe çlirimtare. Jam shumë krenar që isha pjesë aktive që nga fillimi, duke derdhur gjak e djersë”, shkruan “PrizrenPress”.

Para shtatë vitesh, Krasniqi ka qenë i dënuar nga UNMIK-u dhe EULEX-i.

“Kam qenë i dënuar 7 vite nga gjykatat e UNMIK-ut dhe EULEX-it dhe këtë jo pse patën fakte, por vetëm se edhe pas lufte veprova e punova drejtë dhe në shërbim të qytetarëve tanë”.

LEXO EDHE:  Vazhdon rinumërimi i vendvotimeve, deri më tani janë rinumëruar 364 të tilla

“Kisha nderin që isha bashkëluftëtar i Fehmiut e Xhevës, Mujës e Ganiut, Ilazit e Abedinit, Tahir Sinanit e Kumanovës, Luanit e Ilirit e shumë e shumë të rënëve për liri”.

“Do të jem deri në vdekje luftëtar i Kombit tim”.

“Turpi do bie mbi ata që e formuan këtë gjykatë të padrejtë”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.