Gjykata Speciale fton edhe ish-eprorin e Zonës së Llapit

17.10.2019

Gjykata Speciale sot ka ftuar edhe një ish-ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtë e bëri të ditur kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati. Gucati ka shkruar në Facebook se sapo është njoftuar se është ftuar për intervistim Sali Mustafa, që në kohë të luftës kishte qenë epror i Zonës Operative të Llapit. “Edhe ky, si […]

Gjykata Speciale fton edhe ish-eprorin e Zonës së Llapit Foto: Ilustrim

Gjykata Speciale sot ka ftuar edhe një ish-ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këtë e bëri të ditur kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

Gucati ka shkruar në Facebook se sapo është njoftuar se është ftuar për intervistim Sali Mustafa, që në kohë të luftës kishte qenë epror i Zonës Operative të Llapit.

“Edhe ky, si të gjithë të ftuarit tjerë, do të dalin faqebardhë”, ka shkruar Gucati.

Shkrimi i plotë:

Sapo mora lajmin që Gjykata Speciale ka dërguar ftesë, si i dyshuar, për veteranin Sali Mustafa – Cali, i cili gjatë kohës së luftës së UÇK-së ka qenë epror i Zonës Operative të Llapit.
Edhe ky, si të gjithë të ftuarit tjerë, do të dalin faqebardhë.