Gjykata Speciale e interviston ish-deputeten për 4 orë rresht – kjo është deklarata e saj

19.09.2019

Safete Hadërgjonaj sot është intervistuar nga prokurorët e Specializuar të Gjykatës së Hagës. Ajo pas intervistimit në Prishtinë, ka treguar se është marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitares. Hadërgjonaj nuk ka dhënë shumë detaje për pyetjet që i janë bërë, por ka thënë se është pyetur për aktivitetin e saj gjatë luftës. “Nuk ka […]

Gjykata Speciale e interviston ish-deputeten për 4 orë rresht – kjo është deklarata e saj Foto: Ilustrim

Safete Hadërgjonaj sot është intervistuar nga prokurorët e Specializuar të Gjykatës së Hagës. Ajo pas intervistimit në Prishtinë, ka treguar se është marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitares.

Hadërgjonaj nuk ka dhënë shumë detaje për pyetjet që i janë bërë, por ka thënë se është pyetur për aktivitetin e saj gjatë luftës.

“Nuk ka pasur diçka të specifikuar. Me kanë pyetur për aktivitetin tim gjatë luftës, unë kam treguar për aktivitetin edhe veprimtarinë e pastër të UÇK-së”, ka thënë Hadërgjonaj.

Ajo ka treguar edhe arsyen pse është intervistuar në Prishtinë dhe sa ka zgjatur intervistimi i saj.

“Intervistimi ka zgjatur 4 orë, ata e kanë marrë përgjigjen nga unë për pastërtinë e UÇK-së”, tha Hadërgjonaj e cila u intervistua në zyrat e Speciales në Prishtinë, për shkak të problemeve me vizë.