Çlirim Gashi
12.04.2019, 14:14

Gjykata Speciale e “ashpër” që tre ditë rresht po e interviston si të dyshuar Rrahim Hashimin

Sot është dita e tretë me radhë që Rrahim Hashimi po intervistohet nga Gjykata Speciale.

Nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka bërë të ditur se sot është dita e tretë me radhë që Rrahim Hashimi po intervistohet nga Gjykata Speciale.

“Vazhdon dita e tretë e intervistimit nga Prokurori i Dhomave të Speciales në Hagë të ish pjesëtarit të UÇK-së pjesëtar ky i njesitit “Delta” në Brigadën 138 “Agim Ramadani” i ZOD-it, z. Rrahim Hashimi”, ka shkruar Haradinaj.

Rrahim Hashimi, ish-luftëtar i “Forcave Komando Delta” të UÇK-së, Brigada 138-ZOD, është ftuar së fundmi nga Gjykata Speciale.

Ai ka njoftuar se është ftuar për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.