Gjykata Kushtetuese shpall të pavlefshëm Ligjin për Pagat në sektorin publik

Gjykata Kushtetuese pati shtyrë dy herë marrjen e vendimit për masën e përkohshme për Ligjin e Pagave, njëherë deri më 28 shkurt pastaj deri më 30 qershor (sot).

Në vendimin e saj nga kjo Gjykatë theksohet që ky Ligj në tërësi nuk është në përputhshmëri me disa nene të Kushtetutës së Kosovës.

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenet 113.1 dhe 2 dhe 116.2 të Kushtetutës, nenet 22, 27, 29 dhe 30 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe në mbështetje të rregullit 59 (1) të Rregullores së punës, më 30 qershor 2020,

VENDOS

  1.      TË DEKLAROJË, njëzëri, kërkesën të pranueshme;
  2.       TË SHPALLË, me shumicë, se Ligji nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik, në tërësinë e tij, nuk është në përputhshmëri me: nenet 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit]; 7 [Vlerat]; 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor]; 103 [Organizimi dhe Jurisdiksioni i Gjykatave] paragrafi 1; 108 [Këshilli Gjyqësor i Kosovës]; 109 [Prokurori i Shtetit]; 110 [Këshilli Prokurorial i Kosovës]; 115 [Organizimi i Gjykatës Kushtetuese]; dhe me nenet 132 [Roli dhe Kompetencat e Avokatit të Popullit]; 136 [Auditori i Përgjithshëm i Kosovës]; 139 [Komisioni Qendror i Zgjedhjeve]; dhe 141 [Komisioni i Pavarur i Medieve] të Kapitullit XII [Institucionet e Pavarura] të Kushtetutës;
  3.       TË SHPALLË të pavlefshëm, në tërësinë e tij, Ligjin nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik;
  4.       TË SHFUQIZOJË vendimin për caktim të masës së përkohshme të 12 dhjetorit 2019, si dhe vendimin për vazhdim të masës së përkohshme të 30 marsit 2020;
  5.       T’UA KUMTOJË këtë Aktgjykim palëve; 
LEXO EDHE:  Deri në 6 muaj burg në rast se nuk respektoni masën e vetizolimit në Slloveni