Gjykata dërgon aktakuzën 12 të akuzuarve në rastin ‘Veteranët’
12 ish-krerët e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranëve në ditën e martë kanë pranuar aktakuzat e dërguara nga gjykata për arsye të fryrjeve të listave të veteranëve ata janë: Xhavit Jashari, Fadil Shurdhaj, Smajl Elezaj, Faik Fazliu, Rrustem Berisha, Ahmet Daku, Shukri Buja, Qelë Gashi, Shkumbin Demaliaj, Sadik Halitjaha, Nuredin…
12 ish-krerët e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranëve në ditën e martë kanë pranuar aktakuzat e dërguara nga gjykata për arsye të fryrjeve të listave të veteranëve ata janë: Xhavit Jashari, Fadil Shurdhaj, Smajl Elezaj, Faik Fazliu, Rrustem Berisha, Ahmet Daku, Shukri Buja, Qelë Gashi, Shkumbin Demaliaj, Sadik Halitjaha, Nuredin Lushtaku, Agim Çeku. Këtë lajm e njoftoi ish-anëtari i këtij komisioni Nuredin Lushtaku, raporton ‘Zëri’.
Por, Lushtaku ka bër të ditur se ende nuk ka pranuar ftesë për paraqitje në gjykatë. Lushtaku tha: “E kam marrë një farë akuze që kanë bërë ndryshime, ma kanë sjell dje aty që as s’e kam shikuar, a ftesën s’ma kanë sjell ende”.
Mirëpo duket se 30 ditë kohë të caktuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës nuk po i mjaftojnë Prokurorisë Speciale të Kosovës për përmirësimin dhe plotësimin e aktakuzës ndaj 12 ish-krerëve të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranëve, Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari.