Gjuriçi “sulmon” Sveçlën, do ta kishin zili huliganët ballkanikë si FC Ballkani…

25.01.2024

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriç, reagoi nëpërmjet një postimi në “X” për shembjen e një billbordi në Zveçan, ku mori pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Askush nuk e priste që Sveçla të jepte diçka më të mirë për qytetarët e Kosovës, përveçse të shkatërrojë billborde. […]

Gjuriçi “sulmon” Sveçlën, do ta kishin zili huliganët ballkanikë si FC Ballkani… Foto: Ilustrim

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriç, reagoi nëpërmjet një postimi në “X” për shembjen e një billbordi në Zveçan, ku mori pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Askush nuk e priste që Sveçla të jepte diçka më të mirë për qytetarët e Kosovës, përveçse të shkatërrojë billborde.

Çfarë mënyrë të shkëlqyer zgjodhi për t’ia kujtuar të gjithëve se kjo është e gjëja e vetme në të cilën është i zoti”, shkroi ai, ndërsa postoi një foto të vjetër ku shihet Sveçla duke demoluar veturat e EULEX-it gjatë një proteste të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

“Mënyra se si shkatërroi i vetëm veturat e EULEX-it në Kosovë, do ta kishin zili të gjithë huliganët ballkanikë të futbollit – nga KF Ballkani i Suharekës, Intelektualët e KF Dritës deri te Ballistët famëkeq të Shkëndijës së KF Tetovës. Përpara udhëheqës dhe hero i madh!”, ka shkruar Gjuriç në platformën X.