Gjuajtja me vezë, veprim i “hidhërimit” nga 6 tetori!

22.02.2020

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është sulmuar me vezë deri sa ishte afër ndërtesës së qeverisë. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sulmin ndaj zv.kryeministrit Hoti e ka konsideruar si veprim i dirigjuar prej marazit të ngelur nga 6 tetori e 3 shkurti . “Veprimet e dirigjuara prej marazit të ngelur nga 6 tetori […]

Gjuajtja me vezë, veprim i “hidhërimit” nga 6 tetori! Foto: Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është sulmuar me vezë deri sa ishte afër ndërtesës së qeverisë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sulmin ndaj zv.kryeministrit Hoti e ka konsideruar si veprim i dirigjuar prej marazit të ngelur nga 6 tetori e 3 shkurti .

“Veprimet e dirigjuara prej marazit të ngelur nga 6 tetori e 3 shkurti nuk e shqetësojnë qeverinë, e cila po punon e angazhohet për të mirën e popullit e të shtetit, dhe mbështetet gjerësisht nga qytetarët.

Zv.kryeministrit Hoti i uroj forcë e punë të mbarë, opozitës i dëshiroj frymë bashkëpunuese, edhe kur e luftojmë korrupsionin e krimin, edhe kur e mbrojmë shtetin e kombin” ka shkruar Kurti.