Gjobitet me 150€ shoferi, voziti 180 km/h ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h

26.01.2022

Përmes një njoftimi, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arritur ta identifikojnë shoferin që në zonën me kufizim të shpejtësisë 130 km/h e drejtoi automjetin hiç më pak se në 180 km/h. Policia ka bërë të ditur se shoferi është gjobitur me gjobë prej 150 euro. “Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë […]

Gjobitet me 150€ shoferi, voziti 180 km/h ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h Foto: Ilustrim

Përmes një njoftimi, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arritur ta identifikojnë shoferin që në zonën me kufizim të shpejtësisë 130 km/h e drejtoi automjetin hiç më pak se në 180 km/h.

Policia ka bërë të ditur se shoferi është gjobitur me gjobë prej 150 euro.

“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 180 km/h (gjobitet me 150€).

Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.