Gjobat për shkelësit e rregullave për covid-19 deri në 2 mijë euro ose 2 vjet burg

Pothuajse çdo ditë e më shumë po dëshmohet se qytetarët e Kosovës nuk po respektojnë rekomandimet dhe masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e pandemisë covid-19.

Për këtë arsye Qeveria e Kosovës do të nisë me gjobitjen e atyre qytetarëve që t’i binden vendimeve të marra në kuadër të parandalimit me pandemisë vdekjeprurëse, Covid-19.

Sipas “LIGJIT PЁR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E SËMUNDJEVE NGJITËSE” neni 55 pika 55.1:
Personi fizik dënohet me gjobë prej 250€ deri 1.000€, për kundërvajtje:
a) nëse refuzon të hospitalizohet dhe izolohet në institucionin shëndetësor, përkatësisht në objektin e caktuar për këtë qëllim kur është sëmurë ose kur dyshohet se është sëmurë nga sëmundja e caktuar ngjitëse sipas nenit 17, të këtij ligji;
b) nëse aplikon për punësim, përkatësisht vazhdon të punojë në mënyrë aktive ndonëse është informuar se lëngon nga sëmundja e caktuar ngjitëse apo se tajon shkaktarin e sëmundjes ngjitëse; ose në qoftë se nuk i përmbahet kontrolleve të obliguara shëndetësore për personat që kryejnë veprimtarin e caktuar sipas neneve 24 deri 27, të këtij ligji;

Edhe Kodi Penal O6/L-074, neni 250 për “Mosveprimin sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë” thotë se kushdo që gjatë kohës së epidemisë ose ndonjë sëmundjeje ngjitëse nuk vepron sipas urdhrave apo vendimeve tjera të nxjerra në bazë të organit kompetent (në këtë rast Qeverisë, Ministria E Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administrates Publike ose ndonjë organi tjetër), dënohet me burgim deri në dy (2) vjet.

RAPORTO