Gjermania përsëri ndihmonë Kosovën me 15 respiratorë
- 08.10.2020
- 0 komente

Gjermania sot ka dhuruar në Kosovë 15 respirator, donacion ky që ka vlerë prej rreth 500.000 euro.
Kosova sot ka pranuar donacion nga shteti Gjerman, ku u pranuan 15 respirator në QKUK, njfoton Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Gjithashtu, ministri Zemaj, ka theksuar se javë më parë nga ky shtet kemi pranuar donacion me mijëra teste RT-PCR për përballjen me Covid 19.
“Këto ditë, misioni i Institutit “Robert Koch” e ka vlerësuar lartë punën tonë profesionale dhe suksesin e menaxhimit të pandemisë, duke e certifikuar edhe Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të IKSHPK-së, testet e të cilit do të pranohen në Gjermani, e me këtë qytetarëve dhe mërgimtarëve tanë iu lehtësohet kalimi i kufijve për në shtetet e BE-së” ka shtuar Zemaj.
Zemaj thotë se shteti mik i Gjermanisë po i ofron mbështetje të madhe Kosovës në këtë kohë të vështirë, sidomos për shëndetësinë tonë dhe ne jemi shumë mirënjohës.

Leave a Reply