“Gjermania përkrah Kosovën drejt BE-së”, Knaus-ambasadorit Rohde: Javën tjetër është testi i KiE

09.05.2024

Gerald Knaus nga “ESI” i ka reaguar ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, pasi ky i fundit në një postim në “X” ka thënë se Gjermania e përkrah Kosovën në rrugën drejt integrimit në BE.

“Gjermania përkrah Kosovën drejt BE-së”, Knaus-ambasadorit Rohde: Javën tjetër është testi i KiE Foto: Ilustrim

Knaus ka thënë se testi për një gjë të tillë do të jetë në javën e ardhshme, kur edhe do të mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës .

Sipas Knaus, aktualisht Gjermania, Italia dhe Franca planifikojnë “Veto” në Komitet të Ministrave e që do të ishte një zmbrapsje diplomatike, duke qenë se 82 % të deputetëve të Asamblesë Parlamentare kanë votuar “PRO” që Kosova të jetë anëtare e KiE.

“Javën tjetër është testi. A do të dështoj Gjermania?”, ka shkruar Knaus.