Gjermania njofton se nga 13 qershori Kosova nuk do jetë pjesë e listës me rrezik të lartë të COVID-19

Gjermania njofton se nga 13 qershori Kosova nuk do jetë pjesë e listës me rrezik të lartë të COVID-19
Çlirim Gashi

11.06.2021 / Lajme

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë (MPJ) ka njoftuar se Kosova më nuk do të jetë pjesë e listës së shteteve që Gjermania i konsideron me rrezik të lartë të infektimit me COVID-19.

Kosova nga kjo listë do të largohet edhe zyrtarisht më 13 qershor.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në ueb faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

“Ndryshimet e fundit: Lajmet (me efekt nga 13 qershor 2021, Kosova nuk është më një zonë rreziku, situata epidemiologjike)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Por, Ministria ka paralajmëruar qytetarët që të mos udhëtojnë drejt Kosovës për udhëtime të panevojshme turistike.

“Përhapja e COVID-19 vazhdon të çojë në kufizime në trafikun ajror dhe udhëtimin ndërkombëtar dhe dëmtimin e jetës publike. Paralajmërimet lëshohen kundër udhëtimeve të panevojshme turistike në Kosovë deri më 12 qershor 2021. Udhëtimet e panevojshme turistike në Kosovë nuk rekomandohen me efekt nga 13 qershori 2021”, thuhet në njoftim.

Tutje, ky institucion këshillon qytetarët që të përcjellin lajmet për të marrë informacionet e fundit, meqenëse situata mund të ndryshojë. 

Njoftimin e plotë të MPJ-së së Gjermanisë mund ta lexoni në këtë LINK.

RAPORTO