Gjermania me rregulla të reja për parandalimin e COVID-19

29.10.2020

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani, pas rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19 në shtetin gjerman ka njoftuar se nga data 2 nëntor do të hyjnë në fuqi këto masa ndalimi për parandalimin e Coronavirus. Përmes një postimi në facebook Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka njoftuar se që nga […]

Gjermania me rregulla të reja për parandalimin e COVID-19 Foto: Ilustrim

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani, pas rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19 në shtetin gjerman ka njoftuar se nga data 2 nëntor do të hyjnë në fuqi këto masa ndalimi për parandalimin e Coronavirus.

Përmes një postimi në facebook Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka njoftuar se që nga 2 nëntori këto masa parandaluse për COVID-19 do të hyjnë në fuqi.

Ndalohen takimet e më shumë se dy amvisërive

Ndalohet mbledhja e maksimalisht 10 Personave në hapësirë publike (shkeljet do të jenë të dënueshme)

Ndalohen bujtjet turistike (udhëtimet jo të domosdoshme private këshillohet të mos realizohen, edhe kur janë në pyetje vizitat familjare)

Nga data 2 Nëntor deri në fund të muajit në Gjermani ndalohen:
Shfaqjet (Teatro, Opera, Salla Koncertesh, Kinema)

Qendrat e kohës së lirë (Panairet, Parqet, Diskotekat, shtëpitë private)

Qendrat sportive (Pishinat, bazenet, saunat, qendrat e Fitnesit)
Restoranet (kafenetë, baret, klubet, restoranet)

Sallonet (sallonet e zbukurimt, masazhës, tattoo-së)