Gjermania mbështet FSK-në edhe me një donacion

30.09.2021

Ky donacion nga shteti gjerman, u cilësua si e nevojshme për Forcën e Siguris së Kosovës si dhe për qytetarët e saj, ndërsa sekretari parlamentar i shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes në Gjermani, Thomas Silberhorn mori pjesë për dorëzim të pajisjes në kazermën “Adem Jashari”. Silberhorn theksoi se FSK-ja është në rrugën e duhur drejt […]

Gjermania mbështet FSK-në edhe me një donacion Foto: Ilustrim

Ky donacion nga shteti gjerman, u cilësua si e nevojshme për Forcën e Siguris së Kosovës si dhe për qytetarët e saj, ndërsa sekretari parlamentar i shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes në Gjermani, Thomas Silberhorn mori pjesë për dorëzim të pajisjes në kazermën “Adem Jashari”.

Silberhorn theksoi se FSK-ja është në rrugën e duhur drejt transformimit.

Sipas Silberhorn, donacioni me pajisje të ujit është një dëshmi për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Gjermanisë.

Po ashtu, ai ka shtuar se procesi i transformimit të FSK-së është në koordinim të mirë dhe të ngushtë me NATO-n, dhe se sipas tij ata janë në një proces të vazhdueshëm të projekteve dypalëshe midis Kosovës dhe Gjermanisë, dhe se diskutuan sot në mëngjes për thellimin e bashkëpunimit mes dypalëve si në arsim ashtu edhe në pajisjet e FSK-së.