Gjermania edhe njëherë konfirmon mbështetjen e Kosovës për liberalizimin e vizave.
Në publikimin e radhës të FAZ, theksohet mbështetja e Ministrit të Brendshëm të Gjermanisë, Seehofer për procesin e liberalizimit të vizave, duke e konsideruar të justifikueshme kërkesën e kosovarëve për të lëvizur të lirë dhe duke këmbëngulur që Kosova përmbushë kriteret e nevojshme për këtë proces.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në një postim ne facebook shkroi qe edhe një herë Gjermania na konfirmoi mbështetjen për liberalizimin e vizave.
Një mbështetje të madhe këtij procesi i ka dhënë edhe deputeti i Partisë së Gjelbër Manuel Sarrazin, derisa në korrik të 2018-tës, Komisioni i BE-së konfirmoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat, e po të njëjtin vlerësim vendi e mori edhe nga Parlamenti Europian.
“Tani Kosova ka krijuar ekipin e saj për të
bashkëpunuar me Qeverinë gjermane, që ky proces të finalizohet sa më parë.”
“Kosovarët, tashmë e kanë marrë PO-në e madhe nga Gjermania, për ta
jetësuar të drejtën e tyre për lëvizje të lirë.
Urime Kosovë!” Shkroi Ramush Haradinaj