Gjermania ia heq “vizat” Kosovës, kërkon 1.2 milionë punëtorë

  • 19.12.2018
Gjermania ia heq “vizat” Kosovës, kërkon 1.2 milionë punëtorë

Qeveria e Gjermanisë e ka miratuar një ligj për migrimin që ka për synim joshjen e punëtorëve të shkathtë dhe të kualifikuar që vijnë nga shtetet jashtë Bashkimit Evropian, në kuadër të përpjekjeve për ta plotësuar nevojën për fuqi punëtore në sektorë të caktuar të eknomisë.

Udhëheqësit e bizneseve qe një kohë të gjatë kanë kërkuar që qeveria t’i lehtësojë procedurat e migrimit, duke thënë se disa degë të ekonomisë po përballen me vështirësi për shkak të mungesës së punëtorëve dhe kanë bërë të ditur se efektet afatgjate mund të sjellin dëme të pariparueshme.


Ligji i miratuar do t’ua lehtësojë punëdhënësve marrjen e punëtorëve jashtë Bashkimit Evropian, pasi që vërehet mungesa e punëtorëve në Gjermani dhe nga vendet tjera të BE-së. Sipas këtij ligji, azilkërkuesit aktualë, të cilët kanë gjetur punë por që nuk i kanë plotësuar kërkesat për azil, mund ta vazhdojnë punën.

Për këtë ligj janë zhvilluar debate të gjera, ndërsa miratimi i tij e shënon ligjin e fundit të miratuar për këtë vit. Një pjesë e partisë së Merkelit dhe partisë së krahut të djathtë kanë thënë se ky ligj mund ta nxisë migrimin e personave të pakualifikuar.

Sipas Zyrës Federale të Punës, rreth 1.2 milionë vende pune janë aktualisht të lira në Gjermani. Brenda kësaj shifre kërkohen kryesisht punëtorë për kujdes shtëpiak e shëndetësor, mjeshtër të dyshemeve dhe vozitës të kamionëve, dhe ligji pritet të hyjë në fuqi vitin 2020 shkruan “The Guardian”.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë