Gjermania e Italia përgëzojnë qeverinë për konvertimin e patentë-shoferëve

10.05.2024

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se nga sot ka filluar procesi i konvertimit të patentë-shoferëve të lëshuar nga strukturat jo legale serbe në patentë-shoferë të Republikës së Kosovës.

Gjermania e Italia përgëzojnë qeverinë për konvertimin e patentë-shoferëve Foto: Ilustrim

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, lidhur me këtë vendim në një postim në “X” ka shkruar se SHBA-ja do t’i përkrah përpjekjet që mundësojnë integrimin e mëtejshëm.

E këtë vendim të qeverisë e kanë mbështetur sot edhe ambasada e Gjermanisë dhe ajo e Italisë.

“Më të vërtetë zhvillim shumë i mirë”, ka shkruar Rohde në ‘X’, teksa ka shpërndarë postimin e ambasadorit Hovenier.

Ndërkaq, ambasada e Italisë në Kosovë ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për krijimin e lehtësirave në procedurën e ndërrimit të patentë shoferit nga ata jolegalë të lëshuar nga strukturat jolegale serbe në ata të Republikës së Kosovës.

“Ambasada e Italisë në Prishtinë përgëzon Qeverinë e Kosovës për përpjekjet e saj në lehtësimin e procedurave për të gjithë qytetarët për marrjen e patentë shoferit. Ne mbështesim iniciativat që nxisin integrim më të madh dhe nxisin vizionin tonë të përbashkët për një Kosovë të larmishme dhe gjithëpërfshirëse”, ka shkruar ambasada italiane.

Ky proces sipas MPB-së do të zgjasë deri më 9 gusht. Ky vendim ka për qëllim lehtësimin dhe realizimin sa më praktik të konvertimit të patentë-shoferëve, teksa qytetarëve nuk u kërkohet të përsërisin dhënien e provimit për fitim të patentës, por vetëm aplikimin të cilin duhet ta dorëzojnë në Qendrën për Pajisje me dokumente, përfshirë letërnjoftimin, origjinalin e patentë-shoferit të lëshuar nga ana autoriteteve serbe, certifikatën e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë shofer, dëshmi të pagesës së taksës, dhe origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK-u ose RKS-ja.