Gjermania e fut Kosovën tek vendet me rrezik të lartë, kushtet për hyrje në shtetin gjerman

20.08.2021

Ditëve të fundit në vendin tonë ka shënuar rritje drastike numri i të infektuarve me COVID-19, ku vetëm sot janë konfirmuar 2,250 raste të reja të infektimeve si dhe janë regjistruar katër viktima. E kjo rritje e rasteve në Kosovë, ka detyruar Gjermaninë që ta vendosë vendin tonë përsëri në listën e vendeve me rrezik […]

Gjermania e fut Kosovën tek vendet me rrezik të lartë, kushtet për hyrje në shtetin gjerman Foto: Ilustrim

Ditëve të fundit në vendin tonë ka shënuar rritje drastike numri i të infektuarve me COVID-19, ku vetëm sot janë konfirmuar 2,250 raste të reja të infektimeve si dhe janë regjistruar katër viktima.

E kjo rritje e rasteve në Kosovë, ka detyruar Gjermaninë që ta vendosë vendin tonë përsëri në listën e vendeve me rrezik të lartë.

Në uebfaqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë thuhet se: “Situata epidemiologjike: Kosova është prekur fuqishëm nga COVID-19. Së fundi, numri i infektimeve është rritur ndjeshëm. Kosova klasifikohet si një zonë me rrezik të lartë, dhe ky klasifikim hyn në fuqi nga 22 gushti 2021”.

Ky vendim për shtetin e Kosovës do të hyjë në fuqi nga data 22 gusht, ku edhe janë bërë publike kushtet e reja për të hyrë në Gjermani.

“Shtetasit e huaj mbi moshën 11 vjeç, pavarësisht vendit të origjinës dhe rrugës së udhëtimit, duhet të prezantojnë një test PCR në hyrje (jo më të vjetër se 72 orë përpara hyrjes”, është kushti që ka vendosur shteti gjerman.

“Udhëtarët që kanë dëshmi se janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 dhe nga vaksinimi kanë kaluar të paktën dy javë, s’kanë nevojë për një test negative në hyrje”, thuhet tutje.

Derisa për shtetasit gjerman jepet këshilla që të shmangen vizitat turistike të panevojshme në Kosovë.

Kliko KËTU për të lexuar artikullin e plotë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë.