Gjermania do t’i njeh testet PCR nga laboratori i IKSHPK-së

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot në një konferencë për media ka njoftuar për situaten epidemiologjike në vend.

Zemaj ka bërë të ditur se Gjermania do t’i njeh testet PCR te laboratorit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

“Një informacion tjetër që dua ta ndaj sot me ju dhe qytetarët është se këtyre ditëve në Kosovë është duke qëndruar një mision prej rreth 25 ekspertëve të Institutit prestigjioz “Robert Koch” nga Gjermania, i cili po analizon nevojat tona dhe reagimin tonë ndaj Covid-19, dhe po punojnë bashkë me ekipet tona që përgjigja e mëtejme ndaj pandemisë të jetë sa më e suksesshme dhe duke u bazuar edhe në përvojën e mirë gjermane”, tha Zemaj.

“Lajmi i mirë është se Instituti “Robert Koch” ka futur në listën e vet Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të IKSHPK-së për njohjen e testeve PCR të Institutit tonë” shtoi ai.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.