Gjermani: 1.755 Kosovarë shkuan të infektuar me COVID-19 brenda një muaji

19.08.2020

Shumë mërgimtarë kosovarë që jetojnë në Gjermani,  erdhën këtë vit në Kosovë për t’i kaluar pushimet e verës, pavarësisht situatës me COVID-19 Gjatë një muaji në territorin e Gjermanisë sipas të dhënave nga Robert Koch Institute nga Kosova kanë shkuar 1 mijë e 755 persona të infektuar me COVID-19. Pas Kosovës renditet Turqia me 1 […]

Gjermani: 1.755 Kosovarë shkuan të infektuar me COVID-19 brenda një muaji Foto: Ilustrim

Shumë mërgimtarë kosovarë që jetojnë në Gjermani,  erdhën këtë vit në Kosovë për t’i kaluar pushimet e verës, pavarësisht situatës me COVID-19

Gjatë një muaji në territorin e Gjermanisë sipas të dhënave nga Robert Koch Institute nga Kosova kanë shkuar 1 mijë e 755 persona të infektuar me COVID-19.

Pas Kosovës renditet Turqia me 1 mijë e 134, Kroacia me 786, dhe Bullgaria me 322.

Ambasada e Kosovës në Gjermani më herët u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që posa të futen në territorin e shtetit gjerman të bëjnë testet në aeroporte dhe vendbanimet ku bashkëatfhetarët tanë jetojnë.

Përndryshe do të ballafaqohen me masa të ashpra nga autoritetet gjermane.