Gjendje shqetësuese në Komunën e Therandës sa i përket vendimit për zbatimin e taksës 100%

Edhe pse kanë kaluar tre muaj prej kur është vendosur tarifa 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja nëpër marketet e Komunës së Therandës nuk ka asnjë mungesë të këtyre mallrave.

Përpos mos vendosjës së flamujve në të gjitha raftet ka edhe manovra të shumta me flamujt e vendosur që nuk përkojnë me vendet e origjinës siç e kërkon udhëzimi administrativ madje ka edhe produkte në të cilat është vendosur barkod mbi barkod. Por këto shkelje nuk ka gjoba e konfiskime malli të evidentuara nga organet kompetente të Komunës tonë.

Me një Drejtori të Inspekcionit të përkushtuar për të zbatuar vendimin rreth taksës 100% ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja, dhe me një fushatë të organizuar nga Komuna rreth vetëdijësimit të qytetarëve për rëndësinë e kujdesit dhe mos konsumimi të këtyre produkteve, qytetari i Komunës së Therandës nuk do të ballafaqohej me probleme të tilla.

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Therandë, megjithëse e cilëson si të pamjaftueshme këtë tarifë kërkon zbatimin e plotë të këtij vendimi në Komunën e Therandës.

RAPORTO