Gjendja në kufi, bashkatdhetarët po presin deri në dy orë te Dheu i Bardhë

28.07.2023

Vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë vazhdon të jetë më i ngarkuari sa i përket kolonave. Sipas të dhënave të fundit të publikuar në ora 08:04 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bashkatdhetarët te Dheu i Bardhë po presin deri në dy orë, transmeton Telegrafi. Kurse, në pikën kufitare Merdar, dalja dhe hyrja brenda territorit të […]

Gjendja në kufi, bashkatdhetarët po presin deri në dy orë te Dheu i Bardhë Foto: Ilustrim

Vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë vazhdon të jetë më i ngarkuari sa i përket kolonave.

Sipas të dhënave të fundit të publikuar në ora 08:04 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bashkatdhetarët te Dheu i Bardhë po presin deri në dy orë, transmeton Telegrafi.

Kurse, në pikën kufitare Merdar, dalja dhe hyrja brenda territorit të Kosovës mund të bëhet deri në 20 minuta.

Vendkalimet tjera kufitare janë të lira për qarkullim.