Gjendja me COVID-19 nëpër komuna aspak e mirë – kryetari i AKK: Duhen barna esenciale me urgjencë

03.09.2021

Javëve të fundit në vendin tonë ka shënuar rritje drastike numri i infektimeve me COVID-19, krahas kësaj është rritur edhe numri i rasteve të vdekjes nga ky virus. Vetëm gjatë ditës së djeshme u konfirmuan 1,612 raste të reja me COVID-19 si dhe u regjistruan 32 raste të vdekjes nga ky virus. Gjendja me COVID-19 […]

Gjendja me COVID-19 nëpër komuna aspak e mirë – kryetari i AKK: Duhen barna esenciale me urgjencë

Javëve të fundit në vendin tonë ka shënuar rritje drastike numri i infektimeve me COVID-19, krahas kësaj është rritur edhe numri i rasteve të vdekjes nga ky virus.

Vetëm gjatë ditës së djeshme u konfirmuan 1,612 raste të reja me COVID-19 si dhe u regjistruan 32 raste të vdekjes nga ky virus.

Gjendja me COVID-19 nuk është e mirë as në Komunën e Suharekës, ku në takimin e djeshëm të Sigurisë Lokale, nënkryetarja e Komunës, Mihrije Suka ka theksuar se janë 775 raste aktive.

Se gjendja me pandeminë nuk është e mirë nëpër komuna, këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i Asocacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, ku ka theksuar se shqetësimi i tyre është mungesa e barnave esenciale.

Ibrahimi për EkonomiaOnline ka thënë se kërkesa e komunave është që sa më shpejtë ministria e Shëndetësisë të bëjë furnizimin me barna.

Po ashtu, më tutje ai ka thënë se krahas rritjes së infektimeve, është rritur edhe interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar kundër COVID-19.

Gjithashtu, ai ka shtuar se lidhur me procesin e vaksinimit duhet të punohet edhe të dielave si dhe kapaciteti i stafit shëndetësor të jetë më i madh.

Kryetari i Asocacionit të Komunave të Kosovës (AKK) ka thënë se kryetarët e komunave kanë vënë në dispozicion të gjitha objektet e menaxhuara nga komuna që të bëhet vaksinimi si duhet.

Etiketat