Gjendja e rrugëve në Kosovë, në drejtimin Suharekë-Morinë dhe Suharekë-Gjurgjicë është shpërndarë kripë

05.01.2021

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se gjendja e rrugëve në Kosovë është e mirë. Mi-ja njofton se në bazë të informacioneve nga terreni për mirembajtje verore dhe dimerore (MVD) gjendja e rrugeve është e mirë, autoudhët R6 & R7 si dhe rrugët nacionale dhe rajonale janë të lira për komunikacionin e automjeteve. Ndërsa, sipas nevojës […]

Gjendja e rrugëve në Kosovë, në drejtimin Suharekë-Morinë dhe Suharekë-Gjurgjicë është shpërndarë kripë Foto: Ilustrim

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se gjendja e rrugëve në Kosovë është e mirë.

Mi-ja njofton se në bazë të informacioneve nga terreni për mirembajtje verore dhe dimerore (MVD) gjendja e rrugeve është e mirë, autoudhët R6 & R7 si dhe rrugët nacionale dhe rajonale janë të lira për komunikacionin e automjeteve.

Ndërsa, sipas nevojës është intervenuar me kripë edhe në rrugën Prizren -Carralevë RN-25.

MI-ja ka njoftuar se në autostradë  A7, segmenti Morinë – Gjurgjicë kishte intervenime me kripë në drejtimin Suharekë – Morinë dhe drejtimin  Suharekë -Gjurgjicë   

Në regjionin e Feizajit, Gjakovës, në  Autoudhën A6 Konjuh-Doganaj nuk ka pasur asnje intervenim per shkak te gjendjes së mirë të rrugëve. Në regjionin Prizreni 2, është intervenuar në shpërndarjen e kripës në të gjitha rrugët: R115 Prizren – Prevallë , R113 Zhur -Dragash- Restelicë. Në regjonin Gjilani 2, të gjitha rrugët janë në gjendje të mirë, është intervenuar me  hudhje të kripës shkaku i akullit të zi.

Në aksin rrugor N9 -Pejë-Kuqishtë-Bogë ka reshje të lehta të bores, po bëhet largimi i borës dhe shpërndarja e kripës sipas nevojës. Poashtu në rrugët tjera të regjionit Peja 11,  ka reshje të borës e përzier me shi . Të gjitha rrugët në këtë pjesë janë kalueshme.

Në regjionin Prishtina 1, në rrugën Prishtinë-Mutivodë, gjendja e rrugës është e mirë, shtresat qarkullusese  janë pastruar nga bora, ndërsa brezi rrugor është me borë.