Gjendja e dy policëve të infektuar me COVID-19 është stabile

Drejtori i Operacioneve në Policinë e Kosovës, Afrim Ahmeti ka thënë se gjendja e dy policëve të infektuar me Coronavirus është stabile.

Në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se këta dy pjesëtarë janë larguar nga Klinika Infektive dhe po qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre.

Ndërkohë të gjithë pjesëtarët e tjerë të Policisë janë pajisur me mjete mbrojtëse dhe se policët po u përmbahen rekomandimeve të ekspertëve.

“Qysh pas përhapjes së pandemisë Policia është përfshirë në zyrtarët e saj. Kemi ndërmarrë masat në mbrojtjen e këtij virusi sipas mjekëve. Gjendja e dy policëve të prekur me Coronavirus është stabile dhe janë duke qëndruar të vetizoluar në shtëpi. Njëri është nga niveli qendror dhe tjetri nga Malisheva”, u shpreh ai.

Mes tjerash, Ahmeti njoftoj se Policia ka pasur mungesë të masave elementare mbrojtëse, derisa tha ai se tani janë furnizuar me pajisje mbrojtëse.

RAPORTO