Gjendja e deponisë në Shirokë, reagon PDK-ja

Kjo është gjendja e Deponisë së Mbeturinave në Zonën Industriale në Shirokë.

Deponia në këtë zonë është e dedikuar për hudhjen e mbeturinave të ngurta dhe jo atyre organike.

Rreth kësaj gjendje reagoi edhe Shefi i Grupit të asambleistëve të PDK-së dega në Suharekë, Jeton Rrakaqi, ku ai në një postim në ueb faqen e tyre shkroi:

“Kjo është situata në deponinë e bërllogut në Zonën Industriale në Shirokë.”

Sipas Rrakaqit, në komunë mund të përhapën epidemi të rrezikshme, për shkak të paaftësisë së instuticioneve komunale.

“Për shkak të paaftësisë së institucioneve komunale, mund të përhapen epidemi të rrezikshme në komunën tonë,sidomos në fshatrat përreth deponisë.”

Ai shprehët se Komuna duhet t’a ketë primare interesimin për shëndetin e qytetarëve tanë e jo të lejojë pamje të tilla të rrezikshme për jetën e qytetarëve.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.