Kështu ka bërë të ditur FSK. Falë intesitetit të lartë të kërkimit dhe profesionalizmit të ekipeve tona në terren, pas disa orësh kërkimi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, AME dhe KFOR, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë në zonën e liqenit të Ujmanit.
Pas evakuimit, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme.
Forca e Sigurisë së Kosovës mori pjesë në operacionin e kërkimit të 33-vjeçarit në Liqenin e Ujmanit. Ai dyshohet se kërceu nga ura më 27.07.2025 dhe nuk doli më nga uji. FSK është në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Policinë e Kosovës dhe në bashkërendim me KFOR-in.