Gjendet pa shenja jete një grua në Prizren, trupi dërgohet për obduksion
02.06.2026
Një grua është gjetur pa shenja jete në një rrugë në Prizren, mëngjesin e 1 qershorit 2026, rreth orës 10:40.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, njësitet relevante policore dhe ekipi i emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës, shtetase e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.Autoritetet kompetente po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.
