Në fillim fmiljarët kanë konfirmuar për media se 59-vjecarja është gjetur në Fushë Kosovë.
Është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore, Remzije Mustafa nga Prishtina, e cila ishte raportuar si e zhdukur që nga 6 nëntori.
Familjari i Mustafës tregon se ajo është gjetur afër banesës dhe është mirë me shëndet.
“Është gjetur shëndoshë e mirë. Është parë duke ardhur në banesë, këtu afër Bregut të Diellit. Dikush e ka pa dhe e ka sjellë në banesë”, ka thënë familjari i Mustafës.
Ky familjar thotë se ajo ka ardhur në gjendje të mirë, por akoma nuk e dinë se ku ka qëndruar.
“Sapo ka ardhur. Tash këtu është edhe policia. Nuk e kemi pyetur akoma se ku ka qëndruar sepse nuk duam ta traumatizojmë”, ka thënë ai për Express.

Lajmin e ka konfirmuar edhe ish-ushtari i UÇK-së, Ridvan Tahiri i cili në mënyrë vullnetare kishte filluar aksionin për kërkimin e znj.Mustafa.