Gjatë nëntorit u ngrit çmimi i duhanit, kafes, çajit – ndërsa u lirua ai i derivateve dhe pemëve

  • 13.12.2022
Gjatë nëntorit u ngrit çmimi i duhanit, kafes, çajit –  ndërsa u lirua ai i derivateve dhe pemëve

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin nëntor 2022.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë, në një mesatare prej 0.3% në muajin nëntor 2022, krahasuar me muajin tetor 2022.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: energji elektrike (4.0%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (2.2%); qumësht, djathë dhe vezë (2.1%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (1.5%); kafe, çaj dhe kakao (1.2%); perime (1.1%); bukë dhe drithëra (1.0%); mish (0.9%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.7%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.6 për qind në IHÇK.


Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-6.3%); veshje (-3.4%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (-0.4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3 për qind) në IHÇK.

Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin nëntor 2022 me muajin nëntor 2021 ishte 11.6%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë në një mesatare prej 11.6% në muajin nëntor 2022, krahasuar me muajin nëntor 2021.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj.

(43.7%); vajra dhe yndyra ushqimore (34.4%); qumësht, djathë dhe vezë (24.7%); bukë dhe drithëra (21.9%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (21.3%); mish (21.2%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (18.5%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (18.3%); prodhime të ndryshme ushqimore, salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë etj.

(17.2%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (16.2%); shërbime hoteliere (11.7%); kafe, çaj dhe kakao (11.1%); gaz (11.0%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (10.7%); kujdes personal (10.5%); mirëmbajtje dhe riparim i pajisjeve personale të transportit (9.7%); peshq (9.6%); perime (8.5%); shërbime për transport (8.5%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (8.5%); pije alkoolike (7.8%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (7.8%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (7.7%); mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (6.8%); gjëra personale (6.0%); duhan (5.3%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (4.9%); pajisje shtëpiake (4.4%); energji elektrike (4.0%); pemë (3.6%); produkte farmaceutike (3.2%); gazeta, libra dhe materiale për zyra (2.4%); blerje e automjeteve (1.9%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 11.6 për qind në IHÇK.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë