Gjatë javës së ardhshme pritet t’iu dalin 100 eurot punëtorëve të sektorit privat

20.05.2022

Sipas MFPT-së, deri tani mbi 300 mijë punëtorë kanë aplikur për këtë mbështetje, ku aplikimi ishte hapur gjatë muajit të kaluar, kurse afati për aplikim përfundon sot. “Mnistria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se sot është afati i fundit për të aplikuar për mbështetje për punëtorët që nuk marrin pagë nga buxheti i […]

Gjatë javës së ardhshme pritet t’iu dalin 100 eurot punëtorëve të sektorit privat

Sipas MFPT-së, deri tani mbi 300 mijë punëtorë kanë aplikur për këtë mbështetje, ku aplikimi ishte hapur gjatë muajit të kaluar, kurse afati për aplikim përfundon sot.

“Mnistria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se sot është afati i fundit për të aplikuar për mbështetje për punëtorët që nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit.

LEXO EDHE:  Lansohet sistemi i gjurmimit të faturave: Transparencë dhe efikasitet në pagesat ndaj bizneseve

Aktualisht, mbi 300 mijë punëtorë kanë aplikuar për mbështetje financiare prej 100 Euro.

Gjithashtu, vlen të theksohet se MFPT tashmë ka themeluar Komisionin Zbatues për vlerësimin e aplikacioneve dhe gjatë javës së ardhshme pritet të bëhet shqyrtimi i tyre dhe ekzekutimi i mjeteve”, thuhet në njoftim.

Etiketat