Gjatë ditës së mërkurë policia arrestoi 17 persona të dyshuar, një në Suharekë

05.01.2023

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale. Gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 17 persona, shkruan SuharekaOnline. Poashtu, në 24 orëshin […]

Gjatë ditës së mërkurë policia arrestoi 17 persona të dyshuar, një në Suharekë Foto: Criminal in handcuffs

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.

Gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 17 persona, shkruan SuharekaOnline.

Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 7 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër në vuajtje të dënimit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje në Suharekë.

Sipas policisë bëhet e ditur se i dyshuari pas një mosmarrveshje që kishte pasur me bashkësorten e tij, e kishte sulmuar fizikisht viktimën.

Si pasojë e sulmit fizik viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Suharekë 04.01.2023, 15:33. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare bashkëshorten e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në raportin e policisë.